​De Jong do të largohet nga Barcelona në verë? Përgjigjet Xavi

Futboll

​De Jong do të largohet nga Barcelona në verë? Përgjigjet Xavi

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:10
​De Jong

Sipas spekulimeve, mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong thuhet se do të largohet nga gjiganti katalunas në fund të këtij sezoni.

Si pasojë e krizës financiare, dhe pamundësisë për të regjistruar lojtarë të rinj, Barça mund të detyrohet të shes disa nga yjet e skuadrës, ndër ta edhe De Jong.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i Barçës, Xavi Hernandez. I pyetur se a do të largohet De Jong nga Barcelona në verë, Xavi u përgjigj.

“Ai është një lojtar i nivelit botëror dhe nuk është momenti i duhur për të folur për këtë gjë. Klubi dhe lojtari do të ulen së bashku dhe do ta qartësojnë këtë situatë në fund të sezonit”, tha Xavi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat