Sot emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës

Futboll

Sot emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:57
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të bëhet me trajner të ri.

Kështu ka bërë të ditur të premten Federata e Futbollit të Kosovës e cila ka bërë të ditur se me këtë rast do të zhvillohet edhe një konferencë për media.

“Ju njoftojmë se nesër, Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares”, shkruhet në email-in e FFK-së.

Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet me fillim nga ora 14:00.

Emëri i përfolur është austriaku Franco Foda dhe ai pritet ta pasojë sllovenin Primoz Gliha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat