Barcelona zgjedh një italian në vend të Xavit

Futboll

Barcelona zgjedh një italian në vend të Xavit

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:42
Xavi e Laporta

Në Spanjë janë të sigurt për pasardhësin e Xavit. Ish-kapiteni do të largohet nga drejtimi i skuadrës së zemrës në verë, zgjedhje që e bëri vetë publike disa ditë më parë.

Pasi kanë studiuar shumë alternativa dhe janë menduar gjatë, drejtuesit katalanas kanë zgjedhur Roberto De Zerbin, i njohur si një nga “dishepujt” e Pep Guardiolës.

44-vjeçari nga Brescia, prej shtatorit të vitit 2022 drejton Brighton në Premier League, ndërkohë që u dallua për futbollin fantastik që prodhoi te Sassuolo në Serie A.

Në mes një aventurë në Ukrainë te Shakhtar Donetsk. Ndërkohë që para marrjes së Sassuolos ka punuar me skuadra si Benevento, Palermo dhe Foggia.

AS shkruan se shumica e pjesëtarëve të bordit drejtues të Barcelonës janë për emërimin e De Zerbit si pasuesi i Xavit.

Italiani mbështetet shumë edhe nga Joan Laporta dhe Deco, presidenti dhe drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Spanjës.

De Zerbi njihet për futbollin e bukur ofensiv, i bazuar në qarkullim topi.

Skuadrat e tij guxojnë, argëtojnë tifozët dhe gjithmonë tentojnë të dominojnë kundërshtarët.

Agjentët e tij janë lajmëruar nga Barcelona mbi dëshirën për të arritur një marrëveshje dhe për t’i dhuruar pankinë. Gjermani Flick mbetet opsioni i dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat