Kukësi nuk humbet kohë, Bledar Devolli është trajneri i ri

Futboll

Kukësi nuk humbet kohë, Bledar Devolli është trajneri i ri

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:46
Bledar Devolli

Kukësi nuk humbet kohë dhe prezanton menjëherë trajnerin e ri. Bledar Devolli është zyrtarizuar pak minuta më parë si trajneri i ri i verilindorëve.

Ish-lojtari i njohur do të zërë vendin e lënë bosh nga Emiljano Çela, që dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm.

“Bledar Devolli do jete trajneri i ri i ekipit! I urojme suksese trajnerit!”, shkruhet në njoftimin e shkurtër të klubit verilindor.

Devolli ka drejtuar më herë ekipe si Dinamo, Luftëtari, Kastrioti dhe Kamza në Shqipëri, ndërsa ka qenë edhe trajner i Drenicës në Superligën e Kosovës.

Trajneri i ri i Kukësit do të debutojë në mesjavë në ndeshjen e Kupës kundër Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat