Chelsea në presion të Cityt

Futboll

Chelsea në presion të Cityt

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Xhek Grilish është mungesa e madhe e Cityt kundër Chelseat, pasi pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen ndaj Kopenhagenit.

Edhe Bernardo Silva u lëndua në të njëjtën ndeshje dhe do të vlerësohet nga stafi, ndërsa Joshko Gvardiol mbetet jashtë me një dëmtim në kavilje.

Mateo Kovaçiç dhe Serxhi Gomez rikthehen në dispozicion pas rinisjes së stërvitjeve.

Ndërsa Chelsea është pa shërbimet e Tiago Silvës, i cili pësoi një dëmtim në ijë kundër Crytal Palaces.

Mbrojtësit e tjerë Malo Gusto dhe Levi Koluill janë të gatshëm pavarësisht problemeve të vogla në fitoren e së hënës. Çukcuemeka mungon i dëmtuar në kavilje, ndërsa portieri Robert Sançez rikthehet pas dy muajve pas dëmtimit në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat