Xavi: Celta meriton më shumë pikë

Futboll

Xavi: Celta meriton më shumë pikë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:51
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për mediat në prag të ndeshjes së sotme kundër Celta Vigos në “Balaidos”.

Tekniku i skuadrës blaugrana theksoi mbështetjen e tij për Barcelonën dhe pranoi se skuadra nuk mund të dështojë më nëse dëshiron të ruajë ndonjë shans për të luftuar për titullin e La Liga-s.

Për më tepër, ai ishte i bindur se Gavi nuk do të largohet nga Barça.

“Rivali është një nga më të ndërlikuarit taktikisht.

Celta meriton më shumë pikë.

Benitez është një trajner që i bën gjërat shumë mirë, ai e ka të qartë se si dëshiron të luajë, ai ndryshon sistemin…

Benitez është një trajner i madh. Gjërat po shkojnë më mirë për ne jashtë Barcelonës sesa në fushën tonë”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat