Chelsea tregoi se City ndalet

Futboll

Chelsea tregoi se City ndalet

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:17
Haaland e pamje nga ndeshja

Jamie Carragher beson se barazimi 1-1 mes Manchester Cityt dhe Chelseat u jep shpresë për titullin rivalëve të Liverpoolit dhe Arsenalit. Rodri evitoi humbjen e kampionëve me golin e shënuar 7 minuta përpara fundit.

Chelsea kishte kaluar më herët në avantazh me golin e ‘’ish-it’’ Raheem Sterling. Për skuadrën e Pep Guardiolës konsiderohen dy pikë të humbura, me Cityn që e gjen veten 4 pikë pas Liverpoolit dhe 2 pikë pas Arsenalit. Ndërkohë që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Jamie Carragher mendon se hapi fals i Cityt u jep shumë vetëbesim Arsenalit dhe Liverpoolit.

“Ka ende dhe shumë rrugë përpara, por barazimi i Cityt u jep shumë besim Arsenalit dhe Liverpoolit.

Do t’u japë shumë energji në rrugën drejt titullit, pasi e kuptojnë që City nuk është i pandalshëm. Dhe sigurisht që mund të bëjë gabime.

Nuk besoj që ka një sekret se si mund të luash ndaj skuadrës së Guardiolës. Shumë skuadra përpiqen që t’i detyrojnë të zhvendosin lojën nga krahët.

Chelsea pati fat në fundin e ndeshjes. Faza vendimtare e sezonit nuk ka ardhur ende. Mendoj se gjatë muajve mars ose prill do të krijohet një projeksion i qartë për fituesin e Premier League”, theksoi Carragher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat