Ancelotti shprehet i pakënaqur me paraqitjen e sotme

Futboll

Ancelotti shprehet i pakënaqur me paraqitjen e sotme

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 18:20
Ancelotti

Real Madridi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë nga përballja e sotme me Rayo Vallecanon, e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në “Campo de Futbol de Vallecas” përfundoi me rezultatin 1:1.

Carlo Ancelotti nuk ishte aspak i kënaqur me rezultatin, siç u shpreh për mediat në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ne nuk jemi të lumtur pas këtij barazimi. Ne ishim mirë deri në penallti, loja jonë ndryshoi pas saj dhe u nervozuam.

Të luash këtu është gjithmonë e vështirë. Pati shumë duele dhe përleshje.

Rayo ishin të mirë. Morëm një pikë, nuk jemi të kënaqur. Por, ndoshta në të ardhmen kjo mund të jetë një pikë e mirë”, tha fillimisht ai.

Ancelotti gjithashtu hodhi poshtë çdo raportim që lojtarët e tij të prekeshin nga spekulimet e vazhdueshme në lidhje me Kylian Mbappem, i cili duket gjithnjë e më afër nënshkrimit me “Los Blancos”.

“Kur nuk kemi qenë të fokusuar?

Ne jemi gjithmonë të fokusuar, edhe sot. Të qortosh këtë ekip për diçka këtë sezon është shumë e vështirë”, deklaroi trajneri italian.

Real Madridi vazhdon të jetë lider në tabelë me 62 pikë, gjashtë më shumë se Girona, që momentalisht ka një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat