Terziq: Champions League është varka jonë e shpëtimit

Futboll

Terziq: Champions League është varka jonë e shpëtimit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme në “Philips Stadion” do të jetë koha e Champions League me ndeshjen mes vendasve të PSV Eindhoven dhe gjermanëve të Borussia Dortmund. Holandezët eliminuan një ekip të fortë si Sevilla, duke përfunduar në vendin e dytë në grupin e tyre, pas Arsenalit.

Ndërsa Dortmund arriti të fitojë grupin e hekurt, duke vendosur radhazi Paris Saint-Germain dhe Milanin. Edin Terziq, trajneri i ekipit gjerman foli në konferencën për shtyp pak orë para ndeshjes për këtë sfidë në fushën e PSV.

“Ne kemi respekt të madh për PSV-në. Ata janë shumë të shpejtë, të fortë në driblime dhe krijojnë shumë raste. Për të pasur të gjitha këto duhet një plan i mirë loje, lojtarë të mirë dhe vetvetja”, tha Terziq.

“Ne kemi besim në vetvete.

Unë jam në thelb një optimist dhe për të qenë fitues sot do të na duhet edhe qarkullimi i mirë i topit si edhe kundërsulmi. Duke parë kampionatin, ky turne është varka jonë e shpëtimit”, u shpreh më tej Terziq

Ndërsa portieri Gregor Kobel, shtoi: “Ne luajtëm mirë në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve dhe po bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin tim. Ishte mirë që isha në gjendje të shpëtoja një penallti në Milano. Ne mezi presim të përballemi sot, jemi shumë të motivuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat