Ekipi i Muçit dëbon lojtarin

Futboll

Ekipi i Muçit dëbon lojtarin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:32
Emirhan Delibash

Muçi do të ketë një rival më pak për një vend titullari në Turqi pasi skuadra e tij Beshiktash ka lajmëruar ditën e djeshme prishjen e kontratës me Emirhan Delibash.

Sipas medieve turke 21-vjeçari është dëbuar nga klubi në fjalë pasi I është gjetur një llogari në një aplikacion takimesh.

Edhe pse Delibash është mbrojtur duke thënë se llogarinë në këtë aplikacion nuk e ka hapur ai vetë, klubi nuk e ka falur duke i mbyllur kontratën.

Delibash kishte luajtur vetëm dy herë me Beshiktashin këtë sezon. Lojtari i krahut kishte luajtur më parë në duelin mes Beshiktashit dhe Kasimpasas në janar si dhe në duelin e vlefshëm për Conference League përballë Luganos.

Ai kishte nisur karrierën me të rinjtë e Beshiktash në 2010-ën, në moshën 7-vjeçare. Delibash ka përfaqësuar Turqinë për moshat U-17, U-18 dhe U-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat