Skuka nuk mungon në stërvitjen e demave

Futboll

Skuka nuk mungon në stërvitjen e demave

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Skuka në barelë

Momenti kur Xhuliano Skuka le fushen e lojes me barrele pas demtimit ne sfiden e djeshme me Kukesin

Partizani triumfoi ndaj Kukësit me shifrat 1-0 në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në këtë takim u shqetësuan të gjithë, pasi Xhuljano Skuka u dëmtua.

Sulmuesi e kishte të pamundur të vazhdonte lojën, ndërsa doli nga fusha me barrelë që në pjesën e parë të takimit. Stafi i demave shpreson shumë që lojtari të mos ketë ndonjë dëmtim serioz, teksa Shehi pas sfidës theksoi se tashmë të gjithë “luten” që lojtari të jetë sa më shpejt gati.

Skuka pritet që t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, por gjithsesi kjo gjë nuk e ka ndaluar lojtarit të jetë prezent në stërvitjen e të kuqve.

Sulmuesi ka bërë një postim në “Insta – Story” teksa futbollistët stërviten, ndërsa e ka shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Kujtojmë se Partizani ka nisur përgatitjet për duelin e radhës në kampionat që do ta luajë ndaj Skënderbeut në Korçë. Kjo përballje do të jetë e vlefshme për javën e 25-të dhe do të startojë në orën 17:00 ditën e dielë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat