E do gjysma e Europës

Futboll

E do gjysma e Europës

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:10
Jurgen Klopp

Tashmë një lajm zyrtar se Jurgen Klopp do të largohet nga pankina e Liverpool në fund të sezonit.

Një cikël që vazhdon që nga viti 2015 dhe që në këto 9 vite i ka parë Reds të arrijnë jo vetëm të rikthehen në fitimin e një Premier League pas shumë vitesh, por ka rikthyer edhe Champions League në vitrinën e një prej klubeve historike te Botes.

Dhe tani çfarë do të bëhet me të? Nga Gjermania ditët e fundit, që kur doli lajmi (tani edhe zyrtar) se Bayern Munich do t’i japë lamtumirën trajnerit aktual Thomas Tuchel qershorin e ardhshëm, nisi “gjuetia” per Klopp…

Një hipotezë e cila megjithatë duket se nuk e ngroh shumë Klopp, të paktën sipas asaj që thotë agjenti i tij.

Sky Sports Deutschland raporton disa deklarata nga Mark Kosicke, agjent dhe avokat që merret me kontratat për Klopp: “Jurgen nuk do të drejtojë asnjë klub apo asnjë seleksion kombëtar për një vit pas përfundimit të sezonit aktual. Nuk do të ndryshojë mendje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat