Lazio blindon portën, rinovon me Provedel

Futboll

Lazio blindon portën, rinovon me Provedel

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:33
Pamje nga një ndeshje

Lazio dhe Ivan Provedel do të vazhdojnë bashkëpunimin së bashku.

Ish-portieri Empolit u bashkua me kryeqytetasit në verën e vitit 2022 dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm në organikën e trajnerit Maurizio Sarri.

Këtë të mërkurë, mediet italiane kanë raportuar se Lazio dhe Provedel kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.

29-vjeçari do të firmosë deri në verën e vitit 2028 dhe do të ketë një përmirësim të ndjeshëm edhe të pagës, sepse Provedel pas rinovimit do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Ivan Provedel numëron deri më tani 78 ndeshje me Lazion në të gjitha kompeticionet, teksa ka shënuar edhe një gol, atë në Champions League ndaj Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat