Drama e ish-futbollistit të Barçës dhe Milanit

Futboll

Drama e ish-futbollistit të Barçës dhe Milanit

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Gerard Delofeu

Gerard Delofeu mund të jetë i detyruar që të mbyllë karrierën e tij shumë më herët se sa mendonte.

Sulmuesi i cili ka dalë nga akademia e Barcelonës, ka lënë të kuptohet se për shkak të dëmtimeve të gjata, rrezikon që të mos kthehet më në fushën e lojës me fanellën e Udinezes, pjesë e të cilës është aktualisht.

Në një intervistë për Gerard Romero në “Jijantes”, ai ka komentuar shkurtimisht situatën që po kalon, pasi që nga janari i vitit të kaluar, është jashtë fushave të lojës për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Sampdorias. Klubi i ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026 lojtarit 29-vjeçar, por siguria për të vazhduar, nuk ekziston më.

“Nuk mund të flas shumë, pasi kemi një pakt me klubin por të them se është një kalvar i vërtetë. Nuk mund ta imagjinoni atë që po kaloj.

Kam muaj që di se mund të ndodhë që nuk do të kthehem më të luaj dhe më duhet ta pranoj. Por po e bëj provë, në të gjitha mënyrat.

Tani jam kthyer në një të apasionuar pas shëndetit fizik, pas gjithë asaj që kam kaluar”, shpjegoi Delofeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat