Tragjedia në Valencia, kërkohet shtyrja e ndeshjes

Futboll

Tragjedia në Valencia, kërkohet shtyrja e ndeshjes

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:22
Pamje

Klubi i Valencias kërkoi shtyrjen e ndeshjes kundër Granadës, pas zjarrit që shpërtheu këtë të enjte në një ndërtesë 14-katëshe në një lagje banimi të qytetit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave.

“Valencia bashkohet në ngushëllime për viktimat e zjarrit të tmerrshëm në lagjen Campanar dhe kërkon që ndeshja kundër Granadës të shtyhet”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Jemi të shkatërruar nga zjarri i tmerrshëm në Avenida Maestro Rodrigo në lagjen Campanar, në Valencia, dhe duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe dashurinë tonë për familjet dhe miqtë e viktimave”, lexohet në mesazhin e klubit, ku informohet gjithashtu se të gjitha ekipi do të mbajnë një minutë heshtje para stërvitjes këtë të premte.

“Reali i Madridit, presidenti dhe drejtuesit e tij, tregojnë shqetësimin më të thellë për viktimat e zjarrit në qytetin e Valencias në orët e fundit dhe shprehin solidaritetin me të gjithë të prekurit”, thuhet në deklaratë.

Zjarri u regjistrua këtë të enjte në një kompleks banesash në lagjen Campanar, në Valencia, duke shkaktuar katër të vdekur dhe 15 të plagosur, përfshirë shtatë zjarrfikës. Sipas “El País”, midis nëntë dhe 15 persona ende nuk janë gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat