Xabi Alonso flet për herë të parë për të ardhmen e tij

Futboll

Xabi Alonso flet për herë të parë për të ardhmen e tij

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:49
 Xabi Alonso

Bundesliga rikthehet sot dhe në fushë zbret skuadra kryesuese e kampionatit, Bayer Leverkusen, që do të përballet me Mainz.

Trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso, i përfolur për drejtimin e disa skuadrave “big” në Europë sezonin tjetër, foli për të ardhmen e tij.

“Ju më pyesni për të ardhmen time, por nuk kam çfarë të them”, e bëri të qartë menjëherë trajneri i Bayer Leverkusen, duke shtuar: “Unë jam trajner këtu për momentin, kjo është e sigurt. Është normale që të ketë këto pyetje, por nuk është momenti i duhur për të folur për këtë”.

Liverpool dhe Bayern Mynih janë disa nga skuadrat që përflitet se duan Xabi Alonso, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me “aspirinat”.

“Kontrata është një gjë, fakti që ai ndihet rehat me familjen e tij, me veten dhe që di se çfarë ka në klub është një gjë tjetër.

Ky është një ekip i shkëlqyer që do të ketë perspektiva të shkëlqyera edhe për vitin e ardhshëm“, deklaroi Bayer Leverkusen.

Xabi Alonso është protagonisti në krye të skuadrës së një sezoni rekord: 18 fitore dhe 4 barazime në 22 ndeshje të Bundesligës dhe +8 ndaj Bayern të vendit të dytë. Këtij rezultati i duhet shtuar edhe rezultati në fazën e grupeve të Europa League: 6 fitore në 6 ndeshje dhe kualifikimi direkt në 1/16. Më tej, Leverkusen tashmë ka kaluar 4 ture të Kupës së Gjermanisë dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat