Shkëndija pa Totren dhe Ditën ndaj Gostivarit

Futboll

Shkëndija pa Totren dhe Ditën ndaj Gostivarit

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:58
Totre

Të dielën në Tetovë Shkëndija ndeshet me Gostivarin në duelin e xhiros së 20-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Kuqezinjtë e nisën me fitore 1:0 ndaj Makedonija Gj.P. pranverën, ndërsa triumfin e parë si vendas në vitin 2024 do të duhet ta kërkojnë pa dy lojtarë të rëndësishëm të mesfushës (Totre dhe Dita).

Ennur Totre, i cili të dielën e shkuar në fitoren 1:0 ndaj Makedonija Gj.P. u ndëshkua me karton të verdhë, i pesti për të në këtë sezon që automatikisht nënkupton pezullim prej një ndeshje. 

Kundër Gostivarit mungon edhe Bruno Dita, i cili vuan pezullimin prej dy ndeshjeve pas kartonit të kuq me Sileksin, në ndeshjen e fundit të gjysmësezonit vjeshtor. Mesfushori humbi sfidën me Makedonija Gj.P., ndërsa me pauzën e ndeshjes së radhës i skadon pezullimi dhe do të jetë në dispozicion për duelin e xhiros së 21-të. 

Ndërkohë lajm pozitiv për tetovarët është kthimi i Mevlan Adilit. Mbrojtësi kishte pesë kartona dhe pushoi ndeshjen e shkuar, derisa tashmë është në kombinim për takimin me Gostivarin të dielën në Tetovë me fillim në orën 14:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat