​Osimhen stërvit i vetëm te Napoli, kjo është arsyeja

Futboll

​Osimhen stërvit i vetëm te Napoli, kjo është arsyeja

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:43
Victor Osimhen

Ylli i Napolit, Victor Osimhen ka stërvitur i vetmuar sot për shkak të një gripi, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Cagliarit.

Osimhen nuk stërviti sot me bashkëlojtarët e tij te Napoli, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë kampioni italian përmes një komunikate.

25 vjeçari ushtroi vetëm në fitnes dhe jo në fushë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Cyril Ngonge u stërvit i vetëm në fushë dhe në fitnes për shkak të një lëndimi të lehtë.

Osimhen shënoi gol në barazimin 1:1 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Sipas “Sky Sport Italia”, nigeriani nuk rrezikon të humbasë ndeshjen e radhës në Serie A kundër Cagliarit të Claudio Ranierit të dielën, më 25 shkurt, pavarësisht se nuk u stërvit me shokët e tij sot.

Osimhen është rikthyer së fundmi nga detyra ndërkombëtare në AFCON dhe ndeshja kundër Barcelonës ishte paraqitja e tij e parë në nivel klubi në vitin 2024.

25-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat