Vora nuk gabon në shtëpi

Futboll

Vora nuk gabon në shtëpi

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Në ndeshjen hapëse të javës së 22 në Kategorinë e Parë, Vora nuk gaboi në fushën e saj përballë Apolonisë. Vendasit fituan me rezultatin 1-0, teksa heroi për Vorën ishte Jasmin Raboshta.

Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44 të pjesës së parë, një gol që mbeti më pas në fuqi për të gjithë takimin.

Pas këtij trepikëshi, Vora konsolidoi pozitat në grupin kryesues të kampionatit duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve në vend të tretë.

Nga ana tjetër, Apolonia mbetet me 32 pikë në vend të pestë, me fierakët që regjistruan edhe ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat