Ten Hag pas humbjes: Ekipi tregoi karakter, ne e merituam golin e barazimit

Futboll

Ten Hag pas humbjes: Ekipi tregoi karakter, ne e merituam golin e barazimit

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 19:59
Erik Ten Hag

Fulhami e befasoi Manchester Unitedin, duke e mposhtur me rezultat 2-1, në frymën e fundit.

Pas ndeshjes është deklaruar Erik Ten Hag, i cili theksoi se ekipi i tij tregoi personalitet dhe karakter në këtë ndeshje.

“Ekipi tregoi karakter të madh për të luftuar, ne merituam golin e barazimit dhe shkuam për fitore – treguam personalitet dhe karakter të madh”.

“Ju duhet të shihni situatën. Situata duket shumë mirë”, u shpreh Ten Hag.

Fulhami pas fitores kalon në vendin e 12-të me 32 pikë, teksa Unitedi me 44 sosh në pozitën e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat