“Luftojmë deri në fund për La Ligën dhe Championsin”, Vinicius flet haptazi: Dua emrin tim në historinë e Realit

Futboll

“Luftojmë deri në fund për La Ligën dhe Championsin”, Vinicius flet haptazi: Dua emrin tim në historinë e Realit

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:00
Vinicius Junior

Vinicius Junior ka fituar një tjetër çmim personal. Ai është shpërblyer me trofeun “EFE” për lojtarin më të mirë ibero-amerikan për vitin 2023.

Një çmim që ai e mori në sallën e këshillit të “Real Madrid City” nga duart e Miguel Angel Oliver, president i Agjencisë së lajmeve spanjolle “EFE” dhe i shoqëruar nga presidenti i klubit Florentino Perez. Në këtë mënyrë, lojtari brazilian përsërit çmimin e arritur vitin e kaluar dhe bëhet një nga standardet e skenës botërore të futbollit, falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, në të cilin shënoi 23 gola. Për më tepër, Vini ishte çelësi për të fituar Kupën e Botës për Klube në vitin 2023, në të cilën u shpall lojtari më i mirë i turneut si dhe në Kupën e Mbretit.

Historia – Pas marrjes së çmimit, sulmuesi nga Rio de Zhaneiro ka nxjerrë në pah rëndësinë e këtij çmimi dhe rolin e skuadrës, i cili është thelbësor kur bëhet fjalë për arritjen e trofeve individuale.

“Është diçka shumë e rëndësishme për mua, sepse punoj çdo ditë për të arritur versionin tim më të mirë dhe për të ndihmuar ekipin. Skuadra më ndihmon të fitoj çmime individuale dhe duhet të falënderoj shokët e mi. Dua të vazhdoj kështu për të fituar më shumë tituj”, tha Vinicius.

Më tej braziliani nënvizoi ambicien dhe dëshirën e tij për të bërë histori në Madrid me fanellën e Realit.

“Është nder për mua të jem në këtë listë së bashku me shumë legjenda të futbollit. Dua të vazhdoj të punoj për të vazhduar të fitoj dhe që emri im të shkruhet në historinë e këtij klubi. Jam i lumtur me gjithçka që po bëj këtë sezon dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu për të fituar tituj për Reali”, ka komentuar braziliani.

La Liga – Duke qëndruar te trofetë, ai ka shtuar se pas Superkupës, në këtë sezon Reali synon të fitojë dhe dy kompeticionet më të rëndësishme, titullin në La Liga dhe Ligën e Kampioneve. “Janë dy trofe për të cilat do të luftojmë deri në fund”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat