Llapi – Prishtina, publikohen formacionet për derbin e javës

Futboll

Llapi – Prishtina, publikohen formacionet për derbin e javës

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:35
Formacioni i Prishtinës dhe Pefqeli

Java e 22-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot me tri ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante

Padyshim se vëmendja do të jetë në Podujevë, aty ku do të zhvillohet derbi i kësaj xhiro, mes Llapit dhe Prishtinës.

Llapjanët me një fitore eventuale do të rrëmbenin pozitën e parë në tabelë, që mbahet nga Ballkani me 45 pikë. Llapi ka 43. 

Image

Formacioni i Llapit

Llapi po kalon formë të mirë në stinorin pranveror, pasi ka regjistruar tri fitore në kampionat nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Prishtina udhëton drejt Podujevës pas dy ndeshjeve rresht pa fitore. Prishtinasit janë në pozitën e pestë me 30 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat