Cagliari i “ngrin buzëqeshjen” Napolit

Futboll

Cagliari i “ngrin buzëqeshjen” Napolit

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 17:56
Pamje nga ndeshje

Cagliari i ngriu buzëqeshjen në frymën e fundit Napolit, duke marrë 1 pikë, nënjë ndeshje me shumë episode.

Në pjesën e parë VAR i erdhi në ndihmë Napolit, teksa anuloi një autogol të Rrahmanit, ndërkohë që më pas napolitanët shënuan në pjesën e dytë me Osimhen.

Në fundin e ndeshjes, Politano humbi një mundësi flagrante, e atë çka nuk e kreu dot Napoli e realizuan vendasit.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkote drejt fundit, Luvumbo arriti që të gjejë rrugën e rrjetës në kohën shtesë, duke i hequr fitoren Napolit në limitet e ndeshjes.

Një gol që ndezi festën në shkallët e stadiumit, me Cagliarin që shkon në kuotën e 20 pikëve po aq sa dhe Verona dhe Sassuolo. Napoli në krahun tjetër mbetet në vendin e 9-të me 37 pikë duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat