Ja kur do të zhvillohen sfidat e ardhshme të Abissnet Superiore dhe Kupës së Shqipërisë

Futboll

Ja kur do të zhvillohen sfidat e ardhshme të Abissnet Superiore dhe Kupës së Shqipërisë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:33
Pamje nga një ndeshje

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 26-të e deri në javën e 28-të dhe kur do të luhen ndeshjet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Java e 26-të e “Abissnet Superiore” do të luhet më datë 1 dhe 2 mars, ndërsa në mesjavë do të zhvillohen takimet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste.

Më pas, java e 27-të e “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën (10 mars) dhe të hënën (11 mars), ndërsa java e 28-të është e programuar për t’u zhvilluar në fundjavë më 16 dhe 17 mars.

ABISSNET SUPERIORE

JAVA 26

Laçi-Skënderbeu                 01.03.2024          13:30

Egnatia-Dinamo City          01.03.2024          13:30

Partizani-Kukësi                  01.03.2024          17:00

Vllaznia-Tirana                    02.03.2024          17:00

Teuta-Erzeni                        02.03.2024          17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat