Dëmtim shokues për gjyqtaren në ndeshjen Betis-Bilbao

Futboll

Dëmtim shokues për gjyqtaren në ndeshjen Betis-Bilbao

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 21:58
Guadalupe Porras

Aventurë e keqe për anësoren në ndeshjen e La Ligës në 'Benito Villamarin', vendimi i drejuesit të ndeshjes është i bujshëm

Guadalupe Porras ishte protagoniste e një momenti të tmerrshëm në ndeshjen mes Real Betisit dhe Athletic Bilbao.

Ishte pikërisht momenti i golit të parë të ndeshjes(Real Betis-Bilbao 3:1), kur ndodhi dhe incidenti.

Duke vrapuar përgjatë vijës anësore, përgjatë zonës së saj të përgjegjësisë, asistentja e arbitrit u përplas me një kamerë dhe pësoi një dëmtim në fytyrë.

E gjakosur, Porras u ndihmua nga stafi mjekësor dhe më pas u largua nga fusha e lojës për të mbërritur tek ambulanca e pranishme në stadium.

Megjithatë, kameramani fillimisht u qortua nga arbitri Cuadra Fernandez për faktin se ishte afruar shumë pranë fushës. Gara, megjithatë, u ndërpre për disa minuta para se të rifillonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat