Alphonso Davies arrin marrëveshjen personale me Real Madrid

Futboll

Alphonso Davies arrin marrëveshjen personale me Real Madrid

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:32
Alphonso Davies

Gazetari i njohur gjerman i merkatos, Florian Plettenberg, ka njoftuar se Real Madrid po punon për një tjetër transferim të madh.

Pas marrëveshjes për Kylian Mbappe, klubi spanjoll është afër të përfundojë transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munich, Alphonso Davies.

Siç ka bërë të ditur Plettenberg, tashmë janë rënë dakord për kushtet personale të kontratës së Davies me Real Madrid dhe nuk pritet që Bayern të bëjë rezistencë.

Shifra e operacionit pritet të jetë maksimalisht 50 milionë euro, pasi Davies po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Më parë, anësori kanadez ka refuzuar rinovimin e kontratës me bavarezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat