E ardhmja e Modriqit, Kroosit dhe Nachos – flet Ancelotti

Futboll

E ardhmja e Modriqit, Kroosit dhe Nachos – flet Ancelotti

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 13:01
Luka Modriq

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që e ardhmja e Luka Modriqit, Toni Kroosit dhe Nachos është në duart e tyre.

Të tre veteranët e Mbretërve po përfliten për një të ardhme larg Mbretërve, mirëpo Ancelotti i do ende në skuadër ndonëse me një rol e kohë më të limituar.

“Është në duart e tij. Varet nga ai. Njëjtë me Kroosin dhe Nachon”, ka thënë Ancelotti pas fitores së mbrëmshme

“Ai është top djalosh, shumë i përulur, e dua. Nuk e di nëse ai dëshiron që të qëndrojë si rezervë…”

“Mirëpo ajo që po e them ka të bëjë me cilësinë e minutave të cilat kanë njëmend rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat