Zidane e pranon se dëshiron të punojë si trajner në Itali

Futboll

Zidane e pranon se dëshiron të punojë si trajner në Itali

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 06:21
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane mori pjesë në premierën e një dokumentari për ish-trajnerin e Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi.

Fituesi i Topit të Artë dhe legjenda e Francës së pari la shenjën e tij te “Zonja e Vjetër” nën drejtimin e Lippit, duke luajtur nga viti 1996 deri në transferimin e tij rekord te Real Madrid më 2001.

“Si trajner, kam mësuar shumë nga Lippi dhe Carlo Ancelotti. Lippi ishte trajneri i parë që besoi vërtet tek unë. Ai më solli në Juve dhe u bëra lojtari që isha falë tij”, tha Zidane.

51-vjeçari është lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, konkretisht si trajner te Juventusi, nëse vendoset për largimin e Massimiliano Allegrit.

Ai u pyet nëse do të donte të kishte përvojë në menaxhim edhe në Itali.

“Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Do të doja të jem trajner në Itali një ditë”, tha ish-trajneri i Real Madridit.

“Unë nuk jam trajner për momentin, por pse jo? Më pëlqen Italia dhe më pëlqen që ata e duan futbollin në Itali”, deklaroi Zidane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat