Ademi debutoi me fanellën e Shkëndijës

Futboll

Ademi debutoi me fanellën e Shkëndijës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:44
Pamje nga një ndeshje

Fiton Ademi debutoi për skuadrën e Shkëndijës nga Tetova. Ai hyri në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes kundër Gostivarit, të dielën e kaluar, ndeshje që përfundoi me barazim 2-2.

Për talentin e Shkëndijës ishte ndeshja e parë në ligën e Parë me kuqezinjtë e Tetovës. Ai te skuadra tetovare u transferua në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Besës së Dobërdollit. Me 12 gola ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e dytë në sezonin vjeshtor.

Ademi është fëmijë i Shkëndijës dhe transferimi i tij në klubin ku e ka nisur karrierën u pritë me bujë të madhe.

Shkëndija, të shtunën, e pret Vardarin në kuadrin e javës së 21-të. Në javën e parë ata mposhtën Makedonija GJP me rezultat 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat