Nuk është i kënaqur

Futboll

Nuk është i kënaqur

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:51
Xhianluixhi Donaruma

Paris Sen Zhermeni po mendon të bëjë një ndryshim në portë sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport Deutschland”, klubi francez nuk është i kënaqur me paraqitjet e Xhianluixhi Donaruma, i cili u mor në vitin 2021 nga Milani, me kosto zero.

Problemi është se paraqitjet për klubin anë qenë shumë të luhatshme në krahasim me pritshmërinë dhe kështu klubi i Nasser Al-Khelaifi ka kontaktuar Gregor Kobel, portierin e Borussia Dortmundit.

Megjithatë, verdhekuqtë kanë marrë kërkesa për informacion edhe nga klube të tjera të mëdha europiane, të cilët e kanë vënë në shënjestër.

Nuk mungon konkurrenca dhe në fakt edhe Çellsi, Man. Junajted dhe Tottenhami, do të donin ta merrnin lojtarin zviceran, por tashmë ai ka bërë të ditur se kalimi në kryeqytetin francez nuk do të ishte problem.

Kontrata e tij me Borussia Dortmund skadon në verën e vitit 2028, gjë që i lejon gjermanët të mund të kërkojnë një shumë të konsiderueshme për yllin e tyre.

Këtë sezon Kobel ka luajtur 29 ndeshje në Bundesliga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat