Nderohet figura e Avdullah Selmanit, burri që i dha shumë sportit

Futboll

Nderohet figura e Avdullah Selmanit, burri që i dha shumë sportit

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:58
Avdullah Selmani para 4 dekadave me familjen e tij

Avdullah Selmani është emblemë e sportit ferizajas. 

Kur përmendet emri i të ndjerit shumë gjenerata sportive emocionohen në Ferizajt për faktin se kanë kaluar nëpër duart e tija në stadiumin e futbollit. 

Ai ka qenë punëtor i stadiumit, që ka dhënë shumë kontribut me dekada. 

Djali i tij, trajneri i futbollit Agron Selmani, është krenar që një rrugë është emëruar me emrin e Avdullah Selmani.  

“Avdullah Selmani - Dulla, një jetë kushtuar sportit!

Nga komisioni për emërtimin e rrugëve u propozua dhe u vendos që një rrugë në komunën e Ferizajt të emërtohet me emrin e tij. 

Faleminderit, mirënjohës atyre që kujtuan dhe rikujtuan figurën e babës Dullë, gjithmonë krenar me ty babë, prehu në paqe!”, ka shkruar Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat