Talenti italian: Rikthimi tek Interi? Ndihem për mrekulli te Bologna

Futboll

Talenti italian: Rikthimi tek Interi? Ndihem për mrekulli te Bologna

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:52
Bologna

Giovanni Fabbian është një nga risitë më të bukura të këtij sezoni te Bologna. Klubi emilian e bleu 21-vjeçarin nga Interi gjatë verës së kaluar.

Dhe mesfushori po performon mjaft mirë me skuadrën e Thiago Mottës, duke realizuar deri tani 4 gola dhe 2 asiste në Serie A.

5 mln euro pagoi Bologna në arkat e zikaltërve, me këta të fundit që kanë të drejtën e riblerjes së tij në vitin 2025 për 12 mln euro.

Në lidhje me mundësinë e rikthimit tek ekipi i Simone Inzaghit, Fabbian, i cili është edhe pjesë e Italisë U21, u shpreh:

“Ndihem mirë te Bologna, dhe mos kujtoni se kjo është një përgjigje diplomatike. Grupi është i shkëlqyer, po argëtohemi.

Jemi një grup djemsh që kemi një dëshirë të madhe për të luajtur futboll, jo vetëm për të fituar.

Pastaj është edhe trajneri. Thiago Motta është një mjeshtër futbolli”, theksoi lojtari i talentuar italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat