Bëri lajm duke thënë se Wanda Nara tradhtonte Icardin me Brozoviçin, gjykata e gjobit

Futboll

Bëri lajm duke thënë se Wanda Nara tradhtonte Icardin me Brozoviçin, gjykata e gjobit

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:23
Fabrizio Corona

Një dënim i ri për Fabrizio Corona. Ish-paparaci i famshëm u shpall fajtor për shpifje të rëndë kundër Mauro Icardi, Wanda Nara dhe Marcelo Brozoviç.

Gjyqi zgjaste prej vitesh, që në vitin 2019 dhe Corona kishte shkruar se Wanda Nara tradhtonte Icardin me Brozoviçn, lojtarët shok ekipi tek Interi në atëkohë.

Gjyqtarja Angela Scalise dënoi Coronan me 1500 gjobë, dëmshpërblim te çifti icardi-Nara me nga 7500 euro secilit dhe Brozoviç me 5 mijë euro dëmshpërblim.

Pak kohë më parë, shumë lojtarë të tjerë të njohur nga Serie A kanë akuzuar gjithashtu Fabrizio Corona për shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat