​FSG dëshiron t’i jap “frenat” e Liverpoolit ish-drejtorit sportiv

Futboll

​FSG dëshiron t’i jap “frenat” e Liverpoolit ish-drejtorit sportiv

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:12
Michael Edwards

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti anglez Liverpooli e dëshiron me çdo kusht rikthimin e Michael Edwards në klub.

Pronarët e Liverpoolit dëshirojnë t’i japin edhe një shans opsionit për ta rikthyer ish-drejtorin sportiv, Edwards në klub.

FSG dëshiron që Edwards të marr përsipër kontrollin e futbollit dhe të përpiloj një plan të ri, që përfshin edhe drejtorin e ri sportiv.

Edwards momentalisht nuk ka treguar ndonjë shenjë që mund të thotë po, por Liverpooli do të provojë sërish.

FSG e ka kuptuar që profili i drejtorit sportiv që ata po e kërkojnë ka ndryshuar. Më parë, ata po kërkonin dikë që i përmbush nevojat e Klopp, por tani ata po kërkojnë dikë që të merr përsipër drejtimin e të gjithë klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat