Newcastle mbyll projektin me Howen

Futboll

Newcastle mbyll projektin me Howen

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:34
Nagelsmann

Drejtuesit e Newcastle po mendojnë një ndryshim në stolin e skuadrës për sezonin e ardhshëm teksa janë të bindur se epoka e Eddi Howe tashmë ka përfunduar. 46-vjeçari e mori drejtimin e “Magpies” në vitin 2021 dhe ia doli që ta rikthente ekipin mes më të mirave në Premier League, madje duke u kualifikuar edhe në Champions League.

Mirëpo, ky sezon rezultoi me shumë ulje e ngritje dhe Newcastle e sheh veten në vendin e 10 të kampionatit, 15 pikë larg vendit të katërt.

Ndaj, drejtuesit besojnë se ekipit i duhen energji të reja dhe i preferuari për të ardhmen është Julian Nagelsmann, i cili aktualisht është në krye të Gjermanisë.

36-vjeçari, do të udhëheqë “pancerat” në Euro 2024 ndërsa më pas është i lirë të zgjedhë nëse do të qëndrojë në krye të kombëtares apo jo. Sipas mediave gjermane, ish-trajneri i Bayern Munich, ende nuk e ka vendosur të ardhmen pasi për të në garë është edhe Liverpool që e ka si opsion për të zëvendësuar Jurgen Klopp.

Megjithatë, drejtuesit e Newcastle janë të bindur se nëse Nagelsmann largohet nga Gjermania, atëherë mund ta bindin për të nisur një projekt të ri me “Qymyrxhinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat