Dimarco: Ne kemi pasur këtë rritje që nga finalja

Futboll

Dimarco: Ne kemi pasur këtë rritje që nga finalja

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:43
Federico Dimarco

Inter fitoi 4-0 ndaj Atalanta dhe tani është shkëputur 12 pikë nga ndjekësja më e afërt në kampionat.

Një nga protagonistët e këtij Inter të rilindur në kampionat dhe jo vetëm është edhe mbrojtësi Federico Dimarco.

“Ne kemi pasur këtë rritje që nga finalja e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar. E kemi kuptuar se mund të konkurrojmë me këdo. Lojtarë të rëndësishëm janë larguar, por kanë ardhur të tjerë të fortë, tha Dimarco.

“Duhet të vazhdojmë kështu dhe ta përfundojmë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Më pëlqen shumë të luaj në këtë skuadër. Napoli ka pasur një kampionat të jashtezakonshëm vitin e kaluar,

sivjet po bëjmë ne të njëjtën gjë. Nuk më pëlqen të flas tani që kampionati është ende duke u zhvilluar”, tha Dimarco.

Mbrojtësi është në sezonin e tij të katërt me skuadrën zikaltër, ku në 127 ndeshje ka realizuar 12 gola, duke qenë një nga lojtarët e paprekshëm të trajnerin Inzaghi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat