Francezi pezullohet për katër vite

Futboll

Francezi pezullohet për katër vite

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:50
Paul Pogba

Karriera e Paul Pogba mund të konsiderohet e përfunduar.

Francezi është dënuar me katër vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv si pasojë e përdorimit të dopingut.

Mesfushori që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal.

Megjithatë, autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar me katër vite. Tashmë, kur lojtari është në moshën 30-vjeçare, vështirë se mund t’ia rifilloj edhe njëherë karrierës nga e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat