Federata malazeze suspendon Çekliqin, arsyeja e golit të skuadrës shqiptare 

Futboll

Federata malazeze suspendon Çekliqin, arsyeja e golit të skuadrës shqiptare 

Nga: K.G. Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Malit të Zi ka bërë të ditur se pret që Administrata e Policisë dhe Prokuroria e Shtetit të ndërmarrin të gjitha veprimet e tyre për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ndeshje (ekipi i Mlladostit dhe skuadrës shqiptare Deçiqi) dhe për këtë Federata e Malit të Zi është absolutisht në dispozicionin e tyre.

“Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, i ka dorëzuar Komisionit Disiplinor propozimin për fillimin e procedurës disiplinore ndaj lojtarit të Mlladostit, Zvonko Çekliq.

Siç është njoftuar nga federata, Komisioni Disiplinor ka nisur procedurën disiplinore kundër lojtarit të Mlladostit për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka marrë pjesë në parregullsi nga neni 92 i Rregullores disiplinore të Federatës dhe e pezulloi atë deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Gjatë ndeshjes kontraverse të Ligës së Parë Malazeze të Futbollit ndërmjet Mladostit dhe Deçiqit (0:3), skuadra nga Tuzi kaloi në epërsi me 1:0 në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë pasi Çekliqi nuk e reagoi ndaj golit të Bojan Matiqit”, shkruan media malazeze "Vijesti"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat