Gruaja e Paul Pogbas reagon pas dënimit të futbollistit për ‘doping’

Futboll

Gruaja e Paul Pogbas reagon pas dënimit të futbollistit për ‘doping’

Më: 1 mars 2024 Në ora: 00:23
Paul Pogba, Zulay

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është suspenduar për katër vjet nga futbolli për shkak të dopingut.

Pogba kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht 2023, ndeshje në të cilën lojtari mbeti në stol.

Nga ajo kohë, francezi u dënua për mos prezencë në fushat e blerta, por tani është marrë dënimi përfundimtar.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar së fundmi gruaja e Pogba-s, Zulay e cila nuk hezitoi të dilte në mbështetje të bashkëshortit të saj futbollist.

“E vërteta do të mbizotërojë gjithmonë, mbreti im, qëndro i fortë siç ke qenë gjithmonë”, shkroi ajo.

Vlen të theksohet, se mesfushori i Juventusit planifikon të apelojë vendimin sipas një deklarate të publikuar të enjten pasdite, raporton The Sun.

Juventusi ende nuk ka reaguar për situatën, por sipas raportimeve thuhet se ekipi po përgatitet të përfundojë kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat