Tension te klubi italian, presidenti dhe drejtori sportiv "varen" në hyrje të stadiumit

Futboll

Tension te klubi italian, presidenti dhe drejtori sportiv "varen" në hyrje të stadiumit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:37
Pamje

Tension te klubi italian, presidenti dhe drejtori sportiv "varen" në hyrje të stadiumit!

Shtohet gjithnjë e më shumë tensioni te Pescara, teksa protesta e organizuar kundër presidentit Sebastiani ka arritur në një pikë pa kthim.

Kështu tifozeria ka varur dy manekinë me emrat e presidentit dhe të drejtorit sportiv Delli Carri, në hyrjen veriore të stadiumit “Adriatico”, aty ku rri zakonisht tifozeria ”Curva Nord”.

Natyrisht bëhet fjalë për një gjest makabër dhe shumë të rëndë, që ka nxitur edhe hetimin e forcave policore në Itali, por në të njëjtën kohë edhe një konfirmim që tifozeria e Pescarës nuk është aspak e kënaqur me mënyrën si po menaxhohet klubi.

Skuadra ka vuajtur jo pak gjatë 8 viteve të fundit dhe aktualisht militon në Serinë C, teksa mundësia për t’u rikthyer në Serinë B është kompromentuar ndjeshëm, me skuadrën që ka zbritur në vendin e 6 dhe 27 pikë larg kreut.

Pak ditë më parë Pescara u përball edhe me dorëheqjen e trajnerit të mirënjohur çek, Zdenek Zeman, i cili ia kishte dalë të rikthejë futbollin e bukur dhe argëtimin te tifozeria, por problemet shëndetësore e detyruan të largohet nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat