Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lazio - Milan

Futboll

Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lazio - Milan

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:27
Lazio

Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lazio - Milan!

Marco Di Bello, arbitri i ndeshjes mes Lazios dhe Milanit, përfunduar me shifrat 0-1 në favor të kuqezinjve, është dënuar me një muaj pezullim nga aktiviteti. Di Bello u gjykua më së shumti për kartonin e dytë të akorduar ndaj Pellegrinit në momentin që ky i fundit shkaktoi një faull pasi kishte kërkuar më parë që loja të ndalej për një lojtar të dëmtuar në radhët e Lazios.

Më pas, sfida u tensionua shumë dhe Di Bello përjashtoi me të kuq edhe Marusic me Guendozi.

Ky pezullim për Di Bellon nuk është i pari në këtë sezon, teksa më datë 27 gusht, gjyqtari në fjalë nuk akordoi një penallti në favor të Ndoye (lojtar i Bolognas) në ndeshjen mes Juventusit dhe Bolognas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat