Ndihmoi Juven dhe tani Milanin, dënim i rëndë për gjyqtarin

Futboll

Ndihmoi Juven dhe tani Milanin, dënim i rëndë për gjyqtarin

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:33
Pamje nga ndeshja

Marko Di Belo përfundon përsëri në shtëpi i pezulluar. Gjyqtari italian, ka bërë një tjetër ndeshje për t’u harruar dhe kështu, siç ndodhi në fillimin e sezonit, do të jetë i pezulluar për të paktën një muaj nga gjykimi.

Drejtimi i i tij në ndeshjen mes Lacios dhe Milanit është cilësuar tmerrësisht i dobët nga të gjithë specialistët. Vetëm ndërhyrja e tij për të mos dhënë penallti për Lacion vlerësohet e drejtë nga ekspertët e moviolës në disa nga mediat italiane.

Kurse pjesa tjetër, me kartonët dhe mënyrën se si interpretoi ndeshjen, vlerësohet se gaboi gjithçka duke dëmtuar rëndë Lacion në këtë sfidë që skuadra bardhekaltër e mbylli me tre kartonë të kuq.

Di Belo ishte pezulluar në fillim të sezonit pasi nuk kishte parë një penallti të dukshme në ndeshjen mes Juventusit dhe Bolonjës par faullin e Iling kundër Ndoje.

Ndeshja u luajt me 27 gusht, ndërsa ai u kthye në fushë vetëm më 2 tetor. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, i njëjti fat pritet ta ndjekë edhe këtë radhë, gjithmonë nëse Sektori i Gjykimit nuk vendos që ai duhet të qëndrojë më gjatë jashtë fushave të lojës, për të shmangur polemika të tjera rreth tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat