Skuadrat shqiptare synojnë fitore në Kampionatin e Maqedonisë

Futboll

Skuadrat shqiptare synojnë fitore në Kampionatin e Maqedonisë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:45
Shkupi

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 21-të në elitën e futbollit maqedonas.

Lideri i renditjes Shkupi pret në shtëpi Tikveshin, në një përballje ku bardhekaltrit e Çairit nuk pritet të kenë probleme për të arkëtuar 3 pikët.

Kampionia në fuqi Struga Trim Lum do të jetë mysafir i Sileksit, teksa interesant dhe mjaft tërheqës pritet të jetë takimi në mes Shkëndijës dhe Vardarit i cili do të zhvillohet në Tetovë.

Në ndeshjet tjera Gostivari përballet me Brera Strumicën, Makedonija Gjorçe Petrovi do t’i mat forcat me Voska Sportin, ndërsa Rabotniçki luan me Bregallnicën. Të gjitha takimet e xhiros së 21-të luhen nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat