Derbi shkon për Teutën

Futboll

Derbi shkon për Teutën

Më: 2 mars 2024 Në ora: 19:10
Teuta

Teuta ka mposhtur Erzenin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore. 

Dueli u zhbllokua në minutën e 27′ nga Lloci dhe në të 38′ durrsakët realizuan golin e dytë me Beqjan. Dy asistet u dhanë nga Artan Jazxhi. Kështu pjesa e parë u mbyll 2-0.

Në pjesën e dytë, Daci gjeti edhe golin e tretë për Teutën. Erzeni pati disa raste të mira me Mihanën dhe fund por nuk arritën të finalizonin.

Pas kësaj ndeshje, durrsakët i parakalojnë shijakasit në renditje teksa ngjiten në vendin e 8-të me 28 pikë. Skuadra e Bejzades zbret në vendin e 9-të me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat