Berardi me “paterica”

Futboll

Berardi me “paterica”

Më: 3 mars 2024 Në ora: 15:25
Berardi në mes

Lëndim I rëndë për Domenico Berardin në ndeshjen kundër Veronës ditën e dielë.

Në minutën e 60-të të lojës, sulmuesi i Sassuolos, ndërpreu aksionin e Montipo dhe po nxitonte drejt portës kundërshtare, kur ai u rrëzua papritur duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor.

Gjendaj e tij u duk menjëherë shqetësuese dhe Berardi u largua nga fusha me dhimbje, pasi kishte këputur tendinën e Akilit.

Për numrin 10-të të Sassuolos sezoni përfundon këtu dhe madje edhe kampionati europian është një “ëndërr”.

Berardi pritet t’i nënshtrohet një operacioni në Finlandë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat