Dani Alves në burg, por rrezikon t’i rritet dënimi

Futboll

Dani Alves në burg, por rrezikon t’i rritet dënimi

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:18
Dani Alves

Prokuroria do të apelojë dënimin që dënoi ish-lojtarin e Barcelonas, Dani Alves.

Siç raporton Mundo Deportivo, braziliani u dënua me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një vajze në banjën e klubit të natës Sutton. Dhe tani synohet që të revokohet masa lehtësuese dhe të rritet dënimi me burg.

Prokurori Publik tashmë është duke përgatitur ankesën kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës. Në mes është faktori lehtësues i dëmshpërblimit (ish-lojtari ka paguar 150 mijë euro dëmshpërblim për viktimën), situatë për të cilën Prokuroria do të donte të përdorte për të kundërshtuar ankimin.

Zbatimin e kësaj mase lehtësuese e kishin kundërshtuar nga Prokuroria, duke konstatuar se ishte një shumë që gjyqtari hetues kishte vendosur si garanci për Alves në momentin e gjykimit.

Megjithatë, viktima nuk e ka pranuar asnjëherë atë shumë.

“Qëndrim diskriminues”, sipas prokurorisë pasi pagesa e atyre 150 mijë eurove paraqet avantazh për të akuzuarin për shkak të aftësive komode ekonomike.

Por kujdes: edhe mbrojtja (avokatët e Alves) janë gati të apelojnë për të kërkuar lirimin: ata pretendojnë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale me denoncuesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat