Fangaj i përgjigjet Bekim Balajt: Edhe ne si Vllaznia kemi kundërshtar vetëm veten tonë

Futboll

Fangaj i përgjigjet Bekim Balajt: Edhe ne si Vllaznia kemi kundërshtar vetëm veten tonë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:09
Abdurraman Fangaj

Ndeshja mes Egnatias dhe Laçit e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, është mbyllur me fitoren e rrogozhinasve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve. Kështu Egnatia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës.

Pas kësaj sfide ka folur lojtari i Egnatias, Abdurraman Fangaj.

“Besoj që ishte mëse i merituar kualifikimi pasi jemi kampionët në fuqi në Kupë. Unë jam më të mirën time në çdo pozicion që luaj. Prurjet e reja në ekip? Besoj që ka ardhur momenti i duhur për ta dhe kanë kuptuar filozofinë e profesor Tetovës”, u shpreh fillimisht Fangaj.

5 javë pa fitore në kampionat, por sot fituat…

“Kemi kualitetin dhe mundësinë e duhur që të fitojmë ndeshjen në çdo moment që duam. Por ardhjet e reja dhe përshtatja e tyre kanë qenë problemi në këto ndeshje pa fitore. Konkurrenca në çdo ekip bën gjënë më të mirë pasi lojtarët do të japin maksimumin për aq minuta sa do të marrin.”

Balaj tha që Vllaznia ka kundërshtar vetëm veten, ju kë keni kundërshtar?

“Edhe unë përgjigjem si Balaj, kemi kundërshtar veten. Vetëm vetja jonë do të na pengojë të fitojmë titullin kampion".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat