Kryqëzon Mbappenë: Ajo që po bën është skandal

Futboll

Kryqëzon Mbappenë: Ajo që po bën është skandal

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:27
Mbappe

Christophe Dugarry, ish-kampion francez i Evropës në vitin 2000 dhe i Kupës së Botës në 1998, kritikoi sjelljen e Mbappesë në javët e fundit, duke lavdëruar Luis Enrique-n për guximin e tij në zëvendësimin e ndërkombëtarit francez.

“Për herë të parë një trajner i PSG-së duhej ta zëvendësonte, sepse nuk është mirë.

Besoj se Luis Enrique-s nuk i pëlqejnë cilësitë dhe qëndrimet e Mbappesë në fushë. Luis Enrique është gjithmonë provokues.

Ajo që më trondit janë shpjegimet që ai jep. Tre muaj dhe nuk po planifikon asgjë? A është skuadra më e mirë pa Mbappenë? Ta tregojë”, tha ai në kanalin RMC, në programin e Jerome Rothen.

“Ajo që po bën Mbappé është një skandal. Ai është kapiten i ekipit dhe i kombëtares franceze, nuk ka pse të sillet kështu. Luis Enrique është brenda së drejtës së tij për ta zëvendësuar. Çfarë bëri Mbappé… selfie… çfarë cirku është ky, çfarë shakaje është kjo?”, shtoi Dygarry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat