Gjilani nënshkruan me Leunit Sahitajn

Futboll

Gjilani nënshkruan me Leunit Sahitajn

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:42
Leunit Sahitaj

Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar me Leunit Sahitajn.

22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich.

Ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.

“Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para”, thuhet në njoftim.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat