A i frikësohet Prishtina Trepçës 89?

Futboll

A i frikësohet Prishtina Trepçës 89?

Më: 5 mars 2024 Në ora: 20:02
Pamje nga një ndeshje

Nesër nga ora 13:00 në “Sami Kelmendi” të Lipjanit Prishtina ndeshet me rivalin e moçëm, Trepçën ’89 në kuadër të çerekfinales së Kupës.

"Është kjo hera e 16-të që luajmë në këtë raund garash në edicionin e 25-të të saj pas luftës.

Nga 15 çerekfinalet paraprake, bardhekaltrit 13 herë kanë kaluar tutje në gjysmëfinale (njëherë me short pa ndeshje) dhe vetëm dy herë është eliminuar, më 2004 në dy ndeshje me Kosovën (P) 3:1/0:2 dhe më 2019 nga Trepça ’89 me penallti pas rezultatit pa gola (4:5).

Nga eliminimi nga Trepça ’89 me penallti më 2019, në 23 ndeshjet pasuese për Kupë, skuadra ka vetëm 2 humbje dhe 1 barazim – të gjitha me Llapin, ndërsa ka plot 20 fitore, prej tyre 7 fitore rresht, ndërsa edicioni i kaluar u mbyll me triumf me bilanc të plotë prej 6 fitoresh.

Prishtina me njëherë fituesin e Kupës dhe 3 herë finalistin, Trepça ’89, ka dy përballje në këtë garë, në të dy rastet “xehetarët” kanë kaluar tutje, më 2019 dhe më 2008 në gjysmëfinale me dy barazime, 2:2/0:0.

Ndërsa dy rivalët nga paslufta kanë 64 përballje zyrtare në të gjitha garat, me bilanc pozitiv për Prishtinën me 33 fitore, 10 barazime dhe 21 humbje me goldallim, +39, 93:54. Trepça ’89 fitoren e fundit ndaj Prishtinës e ka vitin e kaluar në ndeshjen e fundit kampionale (2:1), ndërsa në 6 ndeshjet tjera ka arritur edhe një barazim dhe 5 fitore të kryeqytetasve", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat